Telegrafi

Kirurgu dhe motra ia hedhin valles derisa kryenin një ndërhyrje kirurgjikale tek një pacient (Foto/Video)

Videoja ku shfaqen mjekët duke vallëzuar nën tingujt e muzikës pop derisa po kryenin një ndërhyrje kirurgjikale tek një pacient, është bërë virale në momentin që është postuar në internet.

Në video shihet një mjek i kirurgjisë plastike duke vallëzuar me motrën gjatë procesit të operimit të një pacienti, në klinikën e qytetit Medellin në Kolumbi, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Këto janë pesë ushtrimet e çmendura që i praktikojnë njësitet speciale ushtarake (Video)

Nën tingujt e muzikës pop, dyshja kanë hequr nga duart brisqet pranë “pacientit” dhe filluan të bëjnë lëvizje interesante të vallëzimit.

Por është interesant fakti se pas vallëzimit, kirurgu dhe motra i kthehen punës sikur të mos kishte ndodhur asgjë. /Telegrafi/