Videoja ku shfaqen mjekët duke vallëzuar nën tingujt e muzikës pop derisa po kryenin një ndërhyrje kirurgjikale tek një pacient, është bërë virale në momentin që është postuar në internet.
Në video shihet një mjek i kirurgjisë plastike duke vallëzuar me motrën gjatë procesit të operimit të një pacienti, në klinikën e qytetit Medellin në Kolumbi, transmeton Telegrafi.
Nën tingujt e muzikës pop, dyshja kanë hequr nga duart brisqet pranë “pacientit” dhe filluan të bëjnë lëvizje interesante të vallëzimit.
Por është interesant fakti se pas vallëzimit, kirurgu dhe motra i kthehen punës sikur të mos kishte ndodhur asgjë. /Telegrafi/