Telegrafi

Kirurgjia Maksillofaciale pajiset me Ortopan 3-Dimensional

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili sot ka përuruar pajisjen e Ortopanit 3-Dimensional të teknologjisë së fundit.

Kështu bëri të ditur ministri Ismaili përmes një statusi në rrjetin e tij social, Facebook.

Ismaili tha se të gjitha shërbimet janë kryer në institucione private, por siç tha ai nga tani këto shërbime do të realizohen në QKUK.

“Në Kirurgjinë Maksillofaciale sot përuruam pajisjen e Ortopanit 3-Dimensional të teknologjisë së fundit. Të gjitha shërbimet që janë kryer deri sot nga qytetarët në institucione private, rëntgeni i kockave të fytyrës, kokës dhe dhëmbëve, nga tani mund të realizohen në QKUK me imazhe shumë më të avancuara. Ky investim u jep fund endjeve shumëvjeçare të pacientëve në kërkim të një shërbimi të tillë. Ruajtja e shëndetit dhe xhepit të qytetarëve mbetet përkushtimi ynë deri në fund. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar ministri Ismaili në Facebook. /Telegrafi/