Site icon Telegrafi

Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi

Në podcastin e radhës “Shëndeti në rend të parë” është folur për kirurgjinë bariatrike dhe ndërhyrjet kirurgjikale për trajtimin e obezitetit.

Kirurgu Shkodran Krasniqi ka folur për këtë çështje, gjersa kirurgjia bariatrike nënkupton një grup operacionesh kirurgjikale që përdoren për trajtimin e obezitetit të rëndë, kur përmes dietës dhe aktivitetit fizik nuk arrihet të humbim peshë.

Qëllimi kryesor i kirurgjisë bariatrike është të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga obeziteti të humbin peshë dhe të përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm.

E doktori Krasniqi ka folur për ‘Sleeve Gastrectomy’ ose siç njihet ndryshe ngushtimi i lukthimit, pastaj për Bypass-in e stomakut, si dy format ma të njohura të kirurgjisë bariatriake.

Kirurgu ka folur lidhur me atë se kur rekomandohen të bëhen, çfarë duhet të kenë kujdes, cilat janë pasojat, etj. Ai ka potencuar se personat që iu nënshtrohen këtyre ndërhyrjeve duhet kenë kujdes të shtuar gjatë tërë jetës.

Në fund të podcastit po ashtu është folur edhe për problemet me hemorroide, simptomat, trajtimin e rëndësinë e ushqimit për evitimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version