Telegrafi

Kirurgët e QKUK-së në grevë, kërkojnë rritje të pagave (Video)

Kirurgët e kirurgjisë së fëmijëve dhe asaj plastike të Qendrës Klinike Universitare (QKUK), kanë hyrë në grevë njëditore.

Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe caktimi i ligjit për koeficientin e pagave, që lidhet me shkollimin e tyre, specializimin, titujt akademik, punën e vështirë dhe rrezikshmërinë.

Afrim Tahiri – kirurg në kirurgjinë abdominale, ka theksuar se kolegjiumi ka vendosur me organizu këtë grevë 24 orëshe, në mënyrë që të realizohen kërkesat e tyre.

Sipas tij, nëse nuk ka përgjigje atëherë greva tjetër do të mbahet me 18 qershor.

“Kërkesa kryesore është rritja e pagave dhe caktimi i koeficientit në projektligjin për paga në përputhje me shkollimin”, ka shtuar Tahiri.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë dhe QKUK, kanë formuar grupet punuese dhe po punohet në përgatitjen e ligjit për paga.

“Në ligjin e ri të pagave, pagat e mjekëve  pritet të jenë shumë më të larta”, ka theksuar Fazliu. /Telegrafi/