Site icon Telegrafi

Kirurgët e Ferizajt nga e marta në grevë

Foto: Arkiv

Kolegjiumi i Kirurgjisë në Spitalin Rajonal Ferizaj në mbledhjen e mbajtur sot ka marr vendim unanim që t’i bashkëngjitet grevës së kirurgëve të filluar në QKUk dhe të kirurgëve të spitaleve rajonale.

Kirurgët kërkojnë rritjen e pagës, ndërsa greva fillonnga e marta.

“Greva ka të vetmen kërkesë rritjen e koeficientit të pagës për kirurgët dhe konform kësaj rritjen e pagës. Përkrahim në tërësi kërkesat e Kolegjiumit të Kirurgëve të QKU-së”, thuhet në një njoftim për media nga Kirurgia e Spitalit Rajonal të Ferizajt.

Sipas këtij njoftimi gjatë grevës do të ndërpriten operacionet selektive, kurse shërbimet nuk ndërpriten për raste urgjente. /Telegraf/

 

 

Exit mobile version