Mosha e të dyve bën dy shekuj, por Kirk Douglas dhe Anne shfaqen më së miri teksa aktori ka festuar ditëlindjen e tij të 101-të.
Legjenda e Hollywoodit duket i shëndetshëm dhe i lumtur në ditën e tij të veçantë përkrah të shoqes, 98-vjeçare. Ata janë bashkë në lidhjen e tyre qe 63 vite.
Aktori i “Spartacus” dhe bashkëshortja e tij janë shfaqur të buzëqeshur, teksa të dy ishin në karrige me rrota, ndërsa në prapavijë në derën e shtëpisë në Los Angeles ishte numri 101 i formuar me lule.
Duke folur për një martesë të lumtur në një intervistë të mëhershme për Closer Weekly, Kirk kishte thënë se ishte shumë me fat që e kishte gjetur shpirtin e tij binjak para shumë vitesh.
“Jam mjaft me fat që kam gjetur shpirtin tim binjak 63 vjet më parë dhe mendoj se martesa jonë e mrekullueshme dhe bisedat e ‘orëve të arta’ të netëve tona kanë ndihmuar t’i mbijetojmë të gjithave”, është shprehur ai.
“Vëllai im Joel dhe unë pjesëmarrës në festën e 101 vjetorit të lindjes së Kirk”.
“Për një 101 vjeçar, babai është shumë argëtues dhe të gjithë kaluam shumë mirë”, ka shkruar në Facebook djali i tij, i famshmi Michael Douglas.
Aktori e ka shoqëruar postimin me disa fotografi të realizuara me babanë dhe familjarët e tij. /TCH/Telegrafi/