Aktori legjendar sot feston një shekull jetë, me një karrierë prej shtatë dekadash.
Është fjala për Kirk Douglasin, i cili është nominuar tre herë për Oscar gjersa e ka fituar një në vitin 1996.
Filmat më të njohur të Douglasin ishin Spartacus (1960) dhe 20000 Leagues Under The Sea (1954) ndërsa u nominua në saje të roleve në filmat Champion (1949), The Bad And The Beautiful (1952) dhe Lust For Life (1956).
Ai ka qenë edhe pjesë e luftës së dytë botërore, derisa ishte lëshuar nga ushtria për shkak të lëndimeve gjatë luftimit në vitin 1944.
Aktori i pensionuar ka qenë i martuar dy herë, ku ka fëmijët Peter, Joel dhe Michael Douglas. Gjithashtu ka qenë edhe baba i aktorit Eric Douglas, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2004. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OEZi158xgaY