Qeveria e Kirgizisë e ka cilësuar sulm terrorist, shpërthimin e makinës bombë në ambasadën e Kinës në Bishkek.
Në këtë sulm u vra sulmuesi dhe u plagosën tre punonjës të ambasadës.
Zëvendëskryeministri i Kirgizisë, Zhenish Razakov ka thënë se sulmuesi e ka shpërthyer eksplozivin e tij, pasi me veturën e tij ka hyrë brenda hapësirës së ambasadës.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga shpërthimi janë lënduar tre persona. Në mesin e të vrarëve janë dy kopshtarë të moshës 17 vjeçare dhe një grua.
Shërbimi i sigurimit ka filluar menjëherë hetimet për këtë sulm.
Hetuesit janë duke u munduar të indetifikojnë pronarin e veturës.