Deputeti Aleksandar Kiracovski në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion do të dëshmojë për rastin “Haraçi”.
Ai këto ditë deklaroi se prokuroria duhet të marrë në pyetje të gjithë politikanët që kanë kontaktuar me Bojan Jovanovski – Boki 13 për t’i dhënë fund asaj që ai i quante “bisedave të pazarit”.
Dje në Prokurori për rastin “Haraçi” dëshmoi edhe deputetja Frosina Remenski.