Telegrafi

Kiracovski: Do të shohim nëse falja do të jetë vetëm për 27 prillin, ose më e gjerë

Deputeti i LSDM-së Aleksandar Kiracovski, ju bëri thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së që të kyçen në iniciativën për pajtim kombëtar, pasi siç tha, gjithë duhet të marrin pjesë.
Në pyetjen nëse falja do të jetë vetëm për ngjarjet e 27 prillit ose më gjerë, Kiracovski tha se për këtë do të vendosë komisioni kuvendor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për amendamentet që qeveria duhet t’i dorëzojë në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, ai tha se ka afat 15 ditë, por pret që ata të dorëzohen deri të premten.

“Ne jemi optimist. Çdo ditë ju bëjmë thirrje deputetëve që të kyçen në proces. Unë jam i bindur se mbështetja për procesin do të rritet. Kërkesa e atyre 8 deputetëve është kërkesë e jona e përbashkët. Nuk tërhiqemi nga falja kombëtare”, tha mes tjerash Kiracovski.

Ai shtoi se propozimet se si do të bëhet fajla do të vendose në Komisionin e formuar në Kuvend, ku duhet të marrin pjesë gjithë deputetët./Telegrafi/