Kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive nga radhët e LSDM, Aleksandar Kiracovski tha se debat publik apo disktuim për Kodin Zgejdhor do të ketë të mërkurën e ardhshme.
“Do të diskutohet nëse duhet të ketë gjashtë apo një njësi zgjedhore, nëse duhet të ketë lista të hapira dhe barazi gjinore në listat e depuetetëve”, tha Kiracovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai nuk din se për cilat arsye kryetari i Kuvendit, Talat Xhfaeri në një farë mënyrë ka parandaluar debat publik lidhur me propozim vendimin ligjor i cili është i rëndësishëm për demokracinë.
Ai sqaroi se nëse kryetari i Kuvendit Xhaferi lejon, debati do të mbahet në Kuvend, në sallën kuvendare “Boris Trajkovski”. Nëse nuk lejon, do ta organizojnë në hyrjen e Kuvendit, apo në shkallë, apo diku jashtë në ndonjë
sallë konferenciale, kjo, siç tha, është irelevante./Telegrafi/