Site icon Telegrafi

Kiracovski: Sot fitoi Maqedonia dhe qytetarët e saj (Video)

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, ka dalur në konferencë për shtyp në lidhje me vlerësimin e procesit zgjedhor.

Ai tha se dita e sotme nga partia në pushtet është vlerësuar se kaluar në atmosferë të qetë dhe pa incidente të shumta, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që koontribuan në proces zgjedhor demokratik dhe korrekt. Sot fitoi Maqedoni dhe qytetarët e saj”, tha mes tjerash Kiracovski.

I pyetur për parregullsitë e mundshme zgjedhore, ai tha se për ato do të dalin me përfundim pasi të analizojnë faktet nga vëzhguesit e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version