Kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes komuniteteve, Aleksandar Kiracovskit nëpërmjet një konferencë për shtyp tha se, përveç OBRM-PDUKM-së, sot pasdite kundër shfuqizimit të lustrimit kanë qenë edhe deputetët nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike të Turqve.
“Me keqardhje duhet të konstatoj se krahas deputetëve të OBRM-PDUKM-së, kundërshtimin e shfuqizimit të lustrimit u bashkëngjitën dy parti, përkatësisht BDI dhe DPT”, tha Kiracovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kiracovski thotë se Ligji për shfuqizimin e lustrimit ka nevojë për “koordinim më të madh politike” me të gjitha partitë politike, por pa sqaruar se ç’do të thotë kjo.
Ndryshe, seanca nuk u mbajt për shkak të mospasjes së kuorumit të mjaftueshëm./Telegrafi/