Site icon Telegrafi

Kiracovski: Mund të kërkojmë përgjegjësi nga Xhaferi për Veljanoskin

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Aleksandar Kiracovski në intervistë për “Faktor magazin” tha se mes LSDM dhe BDI ka dallime rreth së ardhmes së Prokurorisë Speciale Publike por edhe për disa çështje tjera.

Për imunitetin e Veljanoskit, Kiracoski nuk përjashton mundësinë e kërkimit të përgjegjësisë ndaj kreu të Kuvendit, Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk e përjashtoj mundësinë të kërkojmë përgjegjësi nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për shkak mos marrjes së imunitetit të deputetit të ish kreut të Kuvendit, Trajko Veljanoski”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski.

Exit mobile version