Telegrafi

Kiracovski: LSDM nuk i tërhoqi anëtarët e saj nga protestat (Video)

Lista me të punësuarit në administratën publike nuk është përpiluar sipas rregullave dhe unë si të tillë nuk e pranoj, deklaroi në emisionin “10 minuta”, zëvendësministri për shoqëri informatike, Aleksandar Kiracovski.

“Momentalisht, në KSHZ kemi listë joadekuate dhe jolegjitime të të punësuarve në sektorin publik. Në gjashtë muajt e fundit, nga ana e ministres Tomovska janë publikuar tre lloje të dhënash të institucioneve si dhe të punësuarve. Për shkak se të dhënat janë mbledhur në mënyrë joadekuate dhe të kundërligjshme, unë këtë listë nuk e pranoj,” – Aleksandar Kiraçovski – zëvendësministër i MSHIA.

Kiracovski thotë se me një listë të këtillë, pushteti po u bënë trysni rreth 180 mijë të punësuarve në sektorin publik. Duke folur për tërheqjen e një pjese të anëtarësisë së LSDM-së nga protestat që po zhvillohen, Kiracovski theksoi se arsyeja për këtë është rritja e aktiviteteve të tyre partiake.

“Politika është dinamike. Sasha Bogdanoviq është kryetar i organizatës komunale të Qendrës. Gjithmonë caktohen e ricaktohen takime. Ne luftojmë për demokraci, madje pëkëtë edhe e filluam këtë fushatë. Për ta demokratizuar Maqedoninë. Çdo kush mund të shprehet në mënyrë që ai mendon se duhet të shprehet, ” tha Aleksandar Kiracovski – zëvendësministër i MSHIA.

Kiracovski shtoi se LSDM-ja si dhe qytetarët mbështetës të lëvizjes “Protesoj” do të vazhdojnë me protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre. /Telegrafi/