Site icon Telegrafi

Kiracovski inicon procedura të mbikëqyrjes së jashtëzakonshme të administratës publike

Zv. ministri plotësues pëër shoqëri informatike dhe administratë publike, Aleksandar Kiracovski, ka inicuar procedurë për mbikëqyrje të jashtëzakonshme të punës së Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor në Strumicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kërkesa për procedurë është dorëzuar në Inspektoriatin e administratës publike, përshkak të vendosjes së një afishe politike me dimensione të gjëra.

Një iniciativë e ngjashme është dorëzuar edhe te Inspektoriati shtetëror për punë për mbikeqyrje të jashtëzakonshme të punës në Ministrinë për bujqësi, pylltari dhe ujra, pasi që, sipas Kiracovskit, përgjegjësit u kanë dhënë kohë të lirë punëtorëve administrativ, që të shkojnë në fushatën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version