Telegrafi

Kiracovski dorëzon dokumente të keqpërdorimit të administratës tek MPB-ja nga ana e OBRM-PDUKM-së

Zv.ministri plotësues i shoqërisë informatike dhe administrimit, Aleksandar Kiracovski, sot ministrit për punë të brendshme, Oliver Spasovski, i dorëzoi dokumentacion, të cilin e ka marrë përmes web faqes online nga të punësuarit në administratë për të paralajmëruar keqpërdorime në periudhën parazgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këto dokumente përmbajnë indicione të qarta se kuadër udhëheqës në institucione, kanë keqpërdorë të punësuarit në administratë për qëllime partiake-politike, të marrin pjesë në tubime partiake të partisë në pushtet dhe të votojnë për atë”, deklaroi Kiracoski.

Ministri Spasovski, ka pranuar dokumentet dhe sipas MPB-së do t’i dorëzojë tek organet kompetente për ngritje të padive penale përkatëse ndaj funskionarëve që kanë kryer keqpërdorime./Telegrafi/