Pas dy orësh pyetje, deputeti i LSDM-së Aleksandar Kiracovski tha se ai kishte dhënë deklaratë në lidhje me një segment shumë të vogël të hetimit për rastin “Haraçi”. Ai konfirmon se nuk ishte mik i ngushtë i “Boki 13” dhe nuk ndërmjetësoi në projektet e ndërtimin të objekteve për rehabilitim.
Fotografitë e përbashkëta me të dyshuarin e parë u kërkuan nga “Boki 13” sepse, siç thotë Kiracovski, ai është deputet dhe personazh publik dhe shumë njerëz kërkojnë të bëjnë fotografi me të. Kiracovski bën thirrje për një hetim të plotë dhe të shpejtë për të shmangur, siç tha ai, dëmet plotësuese.
Ai nuk njihet me pseudonimin Kiki, për të cilin gazetari Gerovski shkroi kolume. Ai tha se kishte një takim me Gerovskin, në të cilin gazetari pohoi se pranimi i përmendjes së Kiracovskit në kolumet e tij ishte “faul”./Telegrafi/