Site icon Telegrafi

Kiracovski: Më 27 prill pati tentim të dështuar për vrasjen e disa deputetëve (Video)

Nënkryetari i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, ka deklaruar se më 27 prill nuk ndodhi vetëm dhunë në Kuvend, por ndodhi edhe kërcënim terrorist i rendit kushtetues, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, në atë natë në Kuvend ndodhi një tentim, siç thotë, për fat të mirë i pasuksesshëm, por i organizuar dhe planifikuar, për të vrarë disa deputetë.

Ai reagon ndaj vendimit të gjykatës në lidhje me masën e dënimit të të përfshirëve në dhunën në Kuvend, duke e cilësuar si një turp për gjyqësinë në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version