Një hulumtim i Institutit KIPRED për “Rolin e religjionit dhe identitetin etnik në periudhën e shtet-ndërtimit” sjell të dhëna shqetësuese për ndikimin e fesë tek shqiptarët e Kosovës.
Sipas KIPRED 37 % e shqiptarëve të Kosovës vetën e konsiderojnë së pari myslimanë pastaj shqiptarë.
Ndërkohë që 57 % i japin përparësi identitetit etnik, transmeton zëri.info. “Rigjallërimi i islamit në Kosovë në njërën anë u ndikua nga organizatat e Arabisë Saudite dhe shtetet e Gjirit Persik, dhe Turqia në anën tjetër. Gjersa, qëllimi primar i tyre ishte kontrollimi i jetës shpirtërore të popullatës, politizimi i islamit dhe inkurajimi i kundërshtimit të sekularizmit në Kosovë, qëllimi kryesor i shumicës së organizatave të Lindjes së Mesme ishte prezantimi dhe përforcimi i islamit radikal, i cili gjithashtu shkaktoi fërkime brenda Bashkësisë Islame të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KIPRED.