Biondja, e cila u bë e famshme në Ligën e Kampionëve, ka tërhequr sërish vëmendje me një tjetër veprim.
Kinsey Wolanski ka penguar sërish një ngjarje sportive, por këtë herë duke shfaqur një mesazh ngushëllimi për legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, i cili vdiq të dielën pas një aksidenti me helikopter në Los Angeles bashkë me vajzën e tij, Gianna dhe shtatë persona tjerë.
Bukuroshja është paraqitur gjysmë e zhveshur në garën e natës në sportin e skijave ku shfaqi edhe një mesazh: “Prehu në paqe Bryant 24″.
23-vjeçarja ka befasuar skiatorët dhe gjithë shikuesit pasi ndërhyri në sllallomin e meshkujve në Kupën Botërore të Skive në FIS në Schladming, Austri.
Ajo më pas u largua nga personat e sigurisë pasi shfaqi mesazhin e saj në mes të ngjarjes.
Wolanski është bukuroshja amerikane që u fut në fushë në finalen e Ligës së Kampionëve mes Tottenham Hotspur dhe Liverpool.
Ajo është e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, themeluesit të faqes pornografike ruse ‘Vitaly Uncensored’. /Telegrafi/