Telegrafi

Kinoteka e Maqedonisë do të mbajë “Ditën e trashëgimisë audiovizuele”

Sot, me përzgjedhje reprezentative nga filma të njohur maqedonas, Kinoteka e Maqedonisë do të shënojë “Ditën e trashëgmisë audiovizuele”, me temë “Tregimi jonë – të mos e humbim”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projkesionet me shtatë filma të shkurtë do të mbahen me fillim në orën 12, në kinema, ku do të shfaqen filmat “Shepezët vijnë”, “Udhëtari i lodhur”, “Përderisa qeveriste orizi”, “Nomadët e fundit”, “Pishina”, “Në rrugë shkojë, për rrugë pyes” dhe “Fusha”.

Kinoteka njofton se një pjesë e këtyre filmave janë pjesë e krijimtarisë filmike nga autorë të njohur maqedonas./Telegrafi/