Telegrafi

Kino Teatri “Jusuf Gërvalla” në Pejë, përfshihet nga zjarri (Foto)

Objekti i Kino Teatrit “Jusuf Gërvalla”, në qytetin e Pejës, është përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar falë ndërhyrjes së shpejt të Zjarrfikësve.

Në vendngjarje janë edhe ekipe policore. Zyrtarisht nuk dihen shkaqet por mendohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Telegrafi ka siguruar fotot nga pamja të cilin e ka marrë ky objekt.

Kjo është hera e dytë brenda 2 vitesh që ky objekt përfshihet nga zjarri. Herën e parë zjarri nuk ishte raportuar dhe ishte lokalizuar nga stafi./Telegrafi/