Rap-artisti i ri i skenës, Fetah Muqaku i njohur si Kino, ka publikuar për publikun projektin e tij të ri muzikor.
“Ma Bella” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.
Producent i këngësështë Valon Miftari, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet rap-artisti.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë këngës.
Ana vizuale e projekti i është besuar regjisorit Granit Dragaqina.
Kino është një emër i ri i skenës muzikore, me dëshirën për tu bërë në të ardhmen një nga emrat më të suksesshëm të tregut muzikor shqiptar. /Telegrafi/