Telegrafi

​”Kino Rinia” i rikthehet në menaxhim kryeqytetit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se “Kino rinia” tash e tutje do të jetë nën menaxhimin e komunës.

Kjo pasi që Agjencia Kosovare e Privatizimit në mbledhjen e Bordit ka votuar pro kërkesës së tyre.

“Pas një pune disa mujore të Drejtorisë së Pronës, e cila ka siguruar dokumentacionin e duhur dhe ka bërë verifikimin e tij, Agjencia Kosovare e Privatizimit në mbledhjen e djeshme të Bordit ka votuar pro kërkesës së Komunës së Prishtinës për rikthimin e Kino Rinisë nën menaxhimin tone”.

“Kjo, pasi kemi vërtetuar nga Arkivat Komunale e Ndërkomunale që ky objekt është pronë e Komunës së Prishtinës, dhe se deri tash, padrejtësisht është menaxhuar si ndërmarrje shoqërore nga AKP”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/