Telegrafi

Kino dhe Elona publikojnë këngën e re “Ti”

Artistët Kino dhe Elona kanë prezantuar së fundmi për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

“Ti” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike-verore.

Kënga është punuar nga Valon Miftari, ndërsa për masteringun është kujdesur Maik Wriede.

“Ti” është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i është besuar regjisorit Besjan Krasniqi.

Kino dhe Elona janë dy emra të rinj në estradë, që premtojnë shumë dhe pritet që në të ardhmen të bëhen emra të spikatur të skenës. /Telegrafi/