Site icon Telegrafi

Kinney largohet nga Trepça, Downey nga Prishtina

Kinney të shtunën ka ikur pa dijen e drejtuesve të klubit. Kështu të paktën ka thënë menaxheri i Trepçës, Lenart Vidishiqi, për Kohën Ditore.

Sipas tij, Kinney ka pasur kontratë me Trepçën deri në fund të këtij edicioni dhe ikjen e tij nuk e ka pritur askush. Ai te Trepça ishte transferuar në fund të stinorit vjeshtor të BKT Superligës dhe ka qenë njëri prej tre lojtarëve të huaj te "xehetarët" së bashku me amerikanët tjerë, Dennis Mims e Ryan White.

Në anën tjetër, fundori Devon Downey u largua nga Sigal Prishtina pasi së fundmi ai ka kërkuar më shumë para dhe klubi nuk e ka pranuar një sjellje të tillë të amerikanit. /Telegrafi/

Exit mobile version