“I pakapshmi” Vali Corleone ka bërë akuza të rënda ndaj shërbimit sekret të Shqipërisë, të cilin e akuzoi se e dërgoi gruan të cilën e ndihmoi kohë më parë.
Valentino i ndihmoi një gruaje që iu afrua për ndihmë, të cilës ai vërtet i ndihmoi dhe kjo video u lansua në rrjetet sociale.
Video e cila bëri bujë, duket se Valentino e cilëson si një “element” të qëlluar si veprim të tij, shkruan Telegrafi.
Vali thotë se gruaja është dërguar nga Shërbimi Sekret i Shqipërisë, për ta testuar atë dhe veprimet e tij, nëse vërtet do t’i ndihmonte asaj gruaje.
Kingu thotë se ai e bëri këtë, ashtu siç ka bërë në shumë raste të tjera, dhe se ky shërbim sekret sipas tij u zu në befasi, kur ai hutoi gruan dhe e bindi atë që të xhironte videon.
Valentino thotë se arsyeja pse portalet në Shqipëri nuk e publikuan videon që ai i ndihmoi gruas është bllokuar nga qeveria e Shqipërisë, që ai thotë se bllokuan mediat, ani pse sipas tij e gjithë Shqipëria e shikoi atë video.
Vali më tej shton se këto janë “elemente” që ai i di dhe se nuk mund ta mashtrojnë atë aq lehtë, teksa potencoi faktin se këtë tentoi edhe shërbimi sekret i Italisë, por se sërish me të dështoi.
Ndërkohë gjatë videos që patjetër duhet ta shikoni, për shkak të “seriozitetit” të madh të saj, Kingu shihet duke kërkuar që të ndezë një cigare, teksa atë ia ofron një femër, të cilës i shihet vetëm dora dhe si duket argëtoi atë.
Ky është një tjetër veprim tronditës i Kingut Valentino Corelone, i cili nuk heziton që gjëra prej më të mistershme t’i bëjë publike. /Telegrafi/