Telegrafi

King do të ankohet për dënimin

29-vjeçari është shpallur fajtor për sulm seksual dhe dëmtim fizik rreth një incidenti që ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në një klub të natës dhe gjykata i ka shqiptuar atij dënim me burgim prej 18 muaj.

Ai tashmë është shkarkuar edhe nga klubi i tij i futbollit. Por agjenti i tij Tony Finnegan thotë se planifikon të ngrejë ankesë rreth dënimit dhe shkarkimit nga klubi.

“Askush nuk e sheh këtë në bazë të fakteve. Ai është shumë, shumë i zhgënjyer, pasi dukshëm, siç ka thënë në dëshmi, është një identitet i gabuar. Ai nuk e ka bërë atë. Askush nuk e ka pritur këtë. E kam pyetur Marlon dhe ai më ka thënë ‘Nuk jam fajtor, nuk e kam bërë’,”, ka thënë agjenti i lojtarit, Tony Finnegan./Telegrafi/