Një kineze mbeti e shokuar, kur në dasmën e të birit zbuloi se reja e saj në fakt është vajza e cila kohë më parë i kishte humbur.
Reja e ardhshme në ceremoninë martesore të mbajtur në Suzhoi vërejti një nishan në dorë, që ishte shumë i ngjashëm me atë që kishte vajza e saj që kohë më parë kishte humbur, transmeton Telegrafi.
Kur ia pa nishanin, iu afrua prindërve të saj dhe i pyeti nëse vajza e tyre është adoptuar para mbi 20 viteve. Familja e saj mbetën të habitur me pyetjen, pasi kjo gjë ishte mbajtur e fshehtë.
Siç raportojnë mediat kineze, prindërit e saj pranuan se e kishin gjetur si foshnje në rrugë shumë vite më parë, dhe e adoptuan dhe tërë jetën e konsideruan si fëmijën e tyre biologjik.
Por historia nuk përfundoi me kaq. Nusja e cila qante nga gëzimi, e kuptoi se është birësuar dhe se në fakt është takuar me të ëmën e saj biologjike, por kjo nuk ia ndryshoi mendjen që të mos martohet me “vëllain” e saj të madh – pasi që vjehrra e ka pranuar se edhe dhëndri është i adoptuar.
Ajo e kishte birësuar pasi që kishte humbur çdo shpresë se do ta gjej vajzën e saj biologjike, që e kishte kërkuar me vite të tëra. E vetmja gjë që është e paqartë në këtë rrëfim, është se si e “humbi” vajzën e saj. /Telegrafi/