Telegrafi

Kinezja ther për vdekje burrin, nuk i kishte sjellë në shtëpi kofsha pule (Foto/Video)

Një grua në Kinë ka therur për vdekje burrin e saj, pasi kishte harruar t’i sjellë në shtëpi kofsha pule.

Dyshja filluan të grinden në apartamentin e tyre në qytetin Lujiang në provincën kineze Anhui, pasi burri është kthyer duarthatë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Dhe në një moment gruaja kishte humbur kontrollin, dhe pa u menduar dy herë kishte marrë një thikë në kuzhinë dhe kishte therur për vdekje partnerin.

Të afërmit e viktimës i cili është identifikuar si Wu Shouchun, ka deklaruar se gruaja e tij Luo ishte llastuar shumë pasi ishte martuar me të.

“Ajo gjithmonë e godiste dhe ai për asnjë moment nuk ia kthente”, ka deklaruar Wu i afërm i viktimës.

E fqinjët kanë pranuar se grindjet e tyre ishin shumë të shpeshta, sa që me raste dëgjoheshin në tërë lagjen duke bërtitur.

Mediat lokale raportojnë se viktima kishte shkuar në një darkë pune dhe ndërkohë gruaja i kishte kërkuar që t’i sjellë në shtëpi kofsha pule. E pasi që kishte dalë nga restoranti ai kishte harruar ta bëjë një gjë të tillë, duke u kthyer në shtëpi duarthatë.

Kur ajo e pa se nuk ia kishte plotësuar dëshirën, kishte vrapuar në kuzhinë për të marrë thikën me të cilën e theri për vdekje bashkëshortin me të cilin kishte dy fëmijë. /Telegrafi/