Site icon Telegrafi

Kinezja që jeton në tualet dhe paguan qira prej 6 dollarësh në muaj – thotë se aty gatuan, ushqehet dhe flenë

Një vajzë e re nga Kina ka vendosur të kursejë para duke jetuar në tualet në vendin e saj të punës.

Yang punon në një mobilieri, dhe punëdhënësi i saj e ka lejuar që ta marrë me qira tualetin për 6.47 dollarë në muaj.

18-vjeçarja i kishte ofruar 27.17 dollarë në muaj, por punëdhënësi i saj kishte refuzuar ofertën e saj – duke i kërkuar paratë që mbulojnë vetëm shpenzimet e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm, transmeton Telegrafi.

Vendi i saj i punës ka edhe një zyrë, por Yang më herët kishte jetuar në shtëpinë e punëdhënësit, por që u largua pasi në hapësirën ku flinte nuk kishte derë dhe kështu vendosi të zhvendoset në tualet.

Yang aktualisht fiton rreth  410.14 dollarë në muaj, kurse shpenzimet mujore thotë se i ka afro 54.34 dollarë. Të gjitha paratë që nuk i shpenzon, tenton t’i kursejë.

Ajo ka realizuar video për të dokumentuar rutinën e saj në tualet, kurse pamjet i ka publikuar në platformën Douying ku ajo ka 16 mijë ndjekës. /Telegrafi/

I live in a bathroom and pay $6 in rent — it’s where I cook, eat and sleep!

 

Exit mobile version