Site icon Telegrafi

Kinezja organizoi ceremoninë e shkurorëzimit

Limuzina e mori Yuan Li dhe tre fëmijët e saj dhe i dërgoi deri tek shtëpia e prindërve të saj, e kundërta e traditës, sipas të cilës, nusja vjen në shtëpinë e dhëndrit për të jetuar.

“Burri im erdhi të më marrë mua para 28 vitesh, e tash po kthehem në shtëpi me dasmë”, tha Yuan Li.

Në hotelin e afërt ajo organizoi ceremoninë e shkurorëzimit në të cilën Yuan Li mbajti edhe një fjalim.

“Sot dua t’i jap fund kësaj martese. Ceremonia e shkurorëzimit më bën të lumtur dhe kjo është përshëndetje me të kaluarën, ndërsa unë do të vazhdojë të jetojë e lumtur më fëmijët e mi”, tha gruaja e shkurorëzuar.

Ajo gjatë ceremonisë dha edhe “betimin e shkurorëzimit”, ndërsa më pas para mysafirëve hoqi unazën e martesës dhe e hodhi në një akuarium. Ish bashkëshorti Wang Jian, nuk erdhi në ceremoni. /Telegrafi/

Exit mobile version