Site icon Telegrafi

Kinezja koncentrohet në telefon dhe e harron të bijën, ajo bie në pishinë – e shpëton në momentin më kritik polici

Falë veprimit heroik të një polici, është shpëtuar vaja e vogël e cila ra në pishinën e mbushur me peshq, dhe e gjitha ndodhi për shkak se ëma e saj ishte koncentruar maksimalisht në telefonin që e mbante në dorë dhe nuk po e shikonte bijën se çfarë po bënte.

Në fakt nënë e bijë ishin mbështetur në rrethojën mbrojtëse të pishinës, e derisa e ëma ishte fokusuar në telefon vajza e vogël rrëshqet dhe bie në ujë, transmeton Telegrafi.

Duke parë se çfarë ndodhi, e ëma kërkoi ndihmë. Për fat të mirë ishte polici Tan Venchi që ishte afër dhe që pa menduar dy herë kërceu në pishinë për ta nxjerrë vajzën e vogël.

Ngjarja ka ndodhur më 27 shtator e kamerat e sigurisë kanë filmuar këtë moment rrëqethës. E pasi që është publikuar në internet, të gjithë e kanë kritikuar ashpër nënën e cila nuk u tregua e kujdesshme. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=_jq4nvLa3z4

 

Exit mobile version