Telegrafi

Kinezja e fundit e gjallë, që i është nënshtruar trendit mizor të ‘shputës llotus’ (Foto)

Në Pekinin e Kinës super moderne, Madam Zhao është një rast i rrallë. Zonja 92-vjeçare i ka ‘shputat llotus’, simbol i bukurie i lashtësisë, që i përket epokës feudale kineze.

Sikur qindra mijëra bashkëmoshatareve të kohës edhe Zhaos ia mbështillnin shputat me shirita të shumtë, që kur ishte pesëvjeçare – për një dekadë të tërë – që deformonte ekstrem shputat, por krijonte formë shumë të dëshirueshme, transmeton Telegrafi.

Tradita mizore ka zgjatur mbi 1,000 vjet, por është ndaluar më 1912 kur familja perandorake u rrëzua nga froni.

Madam Zhao jeton në një fshat, në periferi kryeqytetit, ku kënaqet duke tymosur duhan me një llullë të gjatë kineze, si dhe të nget biçikletën me tri rrotë, nëpër lagjen e saj.

Konsiderohet se ajo është kinezja e fundit e gjallë, që i është nënshtruar trendit mizor të ‘shputës llotus’, pasi një tjetër është ndarë nga jeta në vitin 2015.

Si një pensioniste, ajo ka hequr ngadalë çorapet për të treguar gjendjen e shputës, që është e kthyer në njërën anë, me tabanin e rrafshët dhe pjesën tjetër të ngritur në masë të madhe.

Mirëpo, në atë kohë, këto shputa do ishin e tëra që do donin gratë. Shputat jo më të mëdha se dhjetë centimetra, do t’ju gjenin burrë nga familje e pasur, si dhe shumë respekt nga familja dhe shoqëria.

Gjatë kohës së feudalizmit, besohej se gratë që i kanë shputat e tilla, janë të pa rezistueshme, ndërsa i sjellin bashkëshortit kënaqësi të mëdha.

Më të pëlqyeshmet, ishin ‘shputat e arta llotus’ që nuk ishin më të mëdha se dhjetë centimetra, apo ‘shputat e argjendta llotus’ që arrinin deri në 14 centimetra. Ato mbështilleshin, që të duken sa më bukur me këpucë të stolisura.

Emrin llotus, këto shputa e kanë marrë prej lules së ujit, që njihet edhe si zambakë uji, me gishtin e madh të ngritur lartë dhe të tjerat që ngjajnë sikur petalet  lules. /Telegrafi/