Ndërsa shumica e fustaneve të nusërisë janë prej mëndafshi, sateni dhe dantella, një grua në pjesën veriperëndimore të Kinës ka impresionuar miliona persona, duke dizajnuar fustanin mahnitës me materiale që askush nuk ka pritur se do të përdoren.
Tan Lili, 28-vjeç, përveç fustanit të nusërisë ka bërë edhe kapelën me material të pazakontë – më saktësisht të gjitha i ka bërë me 40 thasë të çimentos të cilat i ka marrë pasi kishte kryer disa renovime në shtëpinë e saj në një fshat të vogël afër qytetit Longnan, transmeton Telegrafi.
Kjo grua është një fermere që asnjëherë nuk i ka shkuar në mend të studiojë dizajnin, megjithatë ka pranuar se fustanin e nusërisë e kishte bërë për pak orë në një ditë me shi.
Tan kishte lënë në gjysmë shkollimin kur ishte 18-vjeçe për të punuar si fermere, pasi që më nuk kishte kush të kujdeset për tokën që ia la i ati që i vdiq nga kanceri.
Ajo u martua me Yang Mingfei në vitin 2012 dhe dysha kanë një djalë. Ndërsa derisa së fundmi po rinovonin shtëpinë, asaj i erdhi një ide brilante në mendje, të bëjë fustanin e nusërisë me thasët e çimentos. /Telegrafi/