Një vajzë e vogël në Kinë ka mashtruar vdekjen, pasi ra nga dritarja e katit të 26-të të një ndërtese dhe shpëtoi, pasi prindërit e kishin lënë vetëm.
6-vjeçaren e shpëtoi nga vdekja një tendë e vendosur mbi një garazh, që ndali hovin e rrëzimit edhe pse ajo përfundoi e përplasur në tokë, transmeton Telegrafi.
Mediat lokale raportojnë se vogëlushja ngritet në këmbë dhe vazhdon të ecë sikur të mos i kishte ndodhur asgjë e keqe. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur të martën në një lagje të banuar në jugperëndim të qytetit Chongqing.
Vajza ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa sipas raportit të policisë atë e kishin lënë prindërit vetëm në shtëpi. E në momentin që ajo ishte zgjuar nga gjumi, kishte tentuar të del në apartament dhe kështu kishte rënë nga dritarja.
E një video e publikuar më poshtë shfaq momentin kur vajza bie nga dritarja dhe përfundon në tokë, e kur ngritet në këmbë duket si një skenë e pabesueshme por që në fakt është e vërtetë. /Telegrafi/