Një foshnje në Kinë ka gëlltitur unazën e nënës me gurë diamanti, dhe për t’ia larguar nga trupi mjekët u detyruan të kryenin një ndërhyrje kirurgjike.
E ëma e vajzës së vogël nuk mund ta gjente unazën me gurë diamantit, por kurrë nuk kishte menduar aq shumë për të derisa vajza e saj filloi të ndihet keq dhe të villte për 11 orë, transmeton Telegrafi.
Kjo grua e dërgoi me urgjencë në spital të bijën 15-muajshe në Qingdao të Kinës, ku pas kryerjes së rëntgenografisë është zbuluar lokacioni i unazës së ëmës dhe arsyet pse vajza e saj kishte ankesa.
Unaza kishte përfunduar në barkun e vogëlushes, dhe për t’ia larguar mjekët u detyruan të kryejnë një ndërhyrje kirurgjike.
Kjo ndërhyrje u kryer pasi mjekët ishin të brengosur se gurët e diamantit mund të jenë shumë të rrezikshëm për vogëlushen. /Telegrafi/