Site icon Telegrafi

Kinezi vozit dhe merr infuzion

Shoferi tjetër Zhou Tao, bëri disa fotografi të kësaj pamje të pazakontë në qytetin Xi’an në provincën kineze Shaanxi.

“Nuk po u besoja syve kur pashë shishen e infuzionit e cila varej jashtë dritares së automobilit. Kur u afrova më shumë, pash flasterin në dorën e shoferit në të cilën kishte edhe gjilpërën. Shoferi vërtet po merrte infuzion. Edhe shoferët tjerë kishin mbetur të shtangur me këtë pamje. Dëgjoheshin shumë bori makinash. Me siguri frikësoheshin se shoferi mund të humbte ndjenjat”, tha Zhou. /Telegrafi/

Exit mobile version