Telegrafi

Kinezi u përpoq të fshihte faktin se kishte fituar lotari – paratë ia dërgoi ish-gruas në vend të bashkëshortes aktuale

Një kinez që tentoi ta fsheh faktin se kishte fituar një shumë të madhe të parave në lotari, detyrohet ta kompensojë gruan e tij.

Burri, i njohur vetëm si Zhou, fitoi 10 milionë juanë dy vjet më parë (pak më shumë se 1.2 milion euro).

Por në vend që t’i tregonte gruas së tij, Lin, ai vazhdoi jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Në vend të kësaj, ai i transferoi 270 mijë eurove motrës së tij më të madhe dhe i dërgoi 95 mijë euro ish-gruas së tij për ta ndihmuar atë të blinte një banesë.

Lin përfundimisht zbuloi se çfarë kishte bërë Zhou dhe bëri kërkesë për shkurorëzim, raporton metro.co.uk.

Ajo i kërkoi gjykatës në Wenzhou, në provincën Zhejiang të Kinës lindore, të ndajë pronën e përbashkët të çiftit në mënyrë të barabartë.

Më tej, ajo kërkoi dy të tretat e 360 mijë eurove që Zhou kishte fshehur prej saj.

Gjykata gjeti se paratë që Zhou i kishte transferuar motrës dhe ish-gruas ishin pjesë e pasurisë së përbashkët të çiftit, prandaj hapat që ai ndërmori për t’i fshehur ato përbënin përvetësim.

Gjyqtarët e urdhëruan atë që t’i paguante Linit dy të tretat e fitimeve të fshehura siç kërkoi ajo.

Asnjëri nuk ka apeluar vendimin e gjykatës, raportoi gazeta. /Telegrafi/