Site icon Telegrafi

Kinezi u paraqit në punë i veshur si Iron Man

Kolegët e tij nuk mund t’i besonin syve. Para kësaj ai e tregoi kostumin e ri publikisht duke ecur nëpër rrugët e qytetit kinez. Kur Wang u përpoq të futej në ndërtesën e kompanisë ku punonte, pjesëtarët e sigurimit e ndalën dhe kërkuan që ai ta heqë veshjen prej alumini.

“E dija se hapi im nuk do t’i pëlqente drejtorëve dhe nuk ishte e mirë për imazhin e kompanisë. Dëshira ime ishte të shëtitesha nëpër hapësirën në të cilën punoj me kolegët e mi, e më pas të dal në rrugë”, tha Wang.

Por për qudi drejtorët e kompanisë e lejuan Wanugn të futej në hapësirat e punës ku me krenari ia tregoi kolegëve kreacionin e tij. “Kur më panë me uniformën e Iron Manit kolegët mbetën pa mend. Disa filluan edhe të bërtasin nga habia”, tha Wang.

Ai tha se pas kësaj shëtitjeje me uniformë të hekurt ai mori shumë SMS nga shumë gra, njëra prej të cilave shprehu dëshirën të bëhej femra e tij. “Femrat më thonë se jam shumë kreativ dhe u dukem simpatik. Më pëlqen filmi i Iron Man. Këtu më lindi ideja për veshjen time të re”, tha Wang. Materiali bazë për veshjen e tij është shkuma EVO e ngjitur në një sipërfaqe alumini. Wang përdori edhe tela dhe gypa për të krijuar një kreacion mbresëlënës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version