Site icon Telegrafi

Kinezi u la në ujin e akullt 120 minuta

Gara e përvitshme e cila tradicionalisht mbahet në Zhangjiaji, në provincën qendrore Hunan të Kinës, përfundoi të hënën, ndërsa Songhao e mposhti Chen Kecaij, i cili arriti të qëndrojë i zhytur në ujin e akullt 118 minuta.

Pjesëmarrësit e guximshëm ulen në kuti të qelqta të mbushura me akull vetëm me brekë të shkurta, shkruan Reuters. Rekordin e mëhershëm në këtë disiplinë e mbante Chen, i cili më 14 mars 2010 në kontakt direkt me akullin kaloi një orë 48 minuta dhe 21 sekonda. /Telegrafi/

Exit mobile version