Site icon Telegrafi

Kinezi ‘ringjallja’ e Michael Jacksonit

Kishte lindur para kohe dhe mjekët ui thanë prindërve se ai duhet të merret me aktivitete fizike për të forcuar muskujt. Pasi ishte shumë i dobët për t’u stërvitur, prindërit shpresuan se ai të paktën do të mund të lëvizë me muzikë.

Megjithatë, Xiao i vogël, vetëm për disa muaj dëshmoi se di të kënaqet me muzikën, ndërsa prindërit shumë shpejtë zbuluan se kjo është mënyra e mirë për ta qetësuar nëse ai fillon të qanë.

Familja e Xiaos shpenzon rreth 200 euro në muaj për orët e tij të vallëzimit dhe veshjet për t’i ngjarë sa më shumë yllit të ndjerë të popit Michael Jackson. Xia thotë se ka dëshirë që një ditë të bëhet i famshëm, ndërsa ai tashmë ka marrë pjesë në disa emisione televizive në Amerikë. /Telegrafi/

Exit mobile version