Site icon Telegrafi

Kinezi mëson dhinë të sillet si qen

“Vërtetë është e mençur. I pëlqen të vallëzoj me mua dhe ka mësuar shumë numra. Njëra prej tyre është edhe lajmërimi në telefonin mobil dhe aftësia për tua dhënë ‘dorën’ njerëzve si të ishte qen. Sa herë më cingëron telefoni, më afrohet, mi vendosë këmbët e përparme në gjoks dhe blegëron derisa të mos lajmërohem”, thotë Zhao.

Pronari thotë se dhia e tij me sukses lufton edhe me qentë e komshinjve që shpesh vijnë në oborr për t’ia vjedhur ushqimin, ndërsa kur sheh se ndonjëri prej qenve është i rrezikshëm, me vrap turret drejt shtëpisë për të kërkuar ndihmë. /Telegrafi/

Exit mobile version