Telegrafi

Kinezi më i gjatë pret të bëhet babë

Bao Xishun dhe bashkëshortja e tij Xia Shujuan janë parë duke shëtitur para shtëpisë së tyre në qytetin kinez Zunhui, derisa stomaku i 29-vjeçares Xia ka qenë shënjestra më e madhe e gazetarëve.

Bao Xishun është i gjatë 235 centimetra, derisa gruaja e tij mezi arrin tek bërryli i tij. Titullin e tij për personin më të gjatë në botë e ka humbur në vitin 2006 nga ukrainasi Leonid Stadnyk, por ai i është kthyer sërish pasi që ukrainasi shtatlartë ka refuzuar matjen sipas Librit të rekordeve Guinness.

Ajo çfarë publiku pret me padurim është trashëgimia në familjen e pazakontë, si dhe të gjithë mezi janë duke pritur të shohin se sa e madhe do të jetë foshnja kur të vij në këtë botë.