Kështu i ka ndodhur djaloshit Lao Lu, të cilin babai e kishte lidhur me zinxhir në një rrugë të Pekinit, derisa e kishte kryer një transport me karrocën-taksi të tij.
Prindërit e fëmijës kanë thënë se, ky veprim është në të mirë të Laos, pasi që asnjëri prej tyre nuk ka kohë të kujdeset për të.
Derisa babai i tij, Che, është vozitës i karrocës taksi, e ëma e tij, një grua invalide, merret me mbledhjen e mbeturinave në rrugë.
Prindërit kanë thënë se ishin të detyruar të lidhin djaloshin me zinxhir, pasi që kohë më parë, banditët ia kishin vjedhur motrën 3-vjeçe.
Pas ankesave të qytetarëve policia ka urdhëruar prindërit e djaloshit të mos e lidhin më me zinxhir, mirëpo – ata thonë se nuk kanë kushte për të paguar dikën të kujdeset për të. /Telegrafi/