Site icon Telegrafi

Kinezi lejon gruan ta rrahë një herë në javë

Ky 32-vjeçar, siç bën të ditur Daily Telegraph, ka ndërmarrë një hap të tillë, pasi çdo ditë kishte duruar rrahjet e gruas së tij, e cila stërvit kung-fun-në.

“Nuk dëshirojë ta rrah atë, mirëpo kjo ndodhë çdoherë dhe nuk mund ta frenoj veten”, ka thënë bashkëshortja e tij. Ajo ka bërë të ditur se gjatë javës para nënshkrimit të marrëveshjes, tri herë e kishte rrahur bashkëshortin e saj.

Kinezi fatkeq ka treguar se gruaja e tij, e cila përndryshe punon si menaxhere në një kompani tregtare, që nga fëmijëria e saj ushtron karate, dhe atë e kishte tërhequr karakteri i saj i fortë.

Për t’i shmangur rrahjet e përditshme ai ka ndërmarrë këtë hap, ndërsa nëse gruaja e tij nuk e respekton, si dënim duhet të shkojë të qëndrojë tre ditë të familja e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version