Site icon Telegrafi

Kinezi kompleton ecjen me paterica mbi kabllot e rrymës

33 vjeçari Samati Yiming, mësues i fizikës, madje nuk përdori as rryp sigurie gjatë aksionit të tij në parkun ujor Shoufu, në Wulumuqi të Xinjiangut.

Pas vetëm pesë hapave ai ishte fare pranë rrëzimit, duke bërë kështu që spekaktorët të frikësohen për fatin e tij, por më pas u stabilizua pas një triku fantastik që bëri në litar.

Samati filloi të ecte me paterica që nga mosha 18 vjeçare, ndërsa tashmë ka tri rekorde. Në vitin 2003, ai eci mbi 50 mijle me paterica, nga Shanshani te Turufani. Një vit më pas eci për më se tetë ditë në patercia, më shumë se 180 milje të kaluara. Dhe në vitin 2005, ai eci 49 hapa në paterica në një lartësi prej 13 metra.

Samati thotë se ai e pati idenë e kombinimit të ecjes nëpër kabllo të rrymës me paterica një vit më parë, ndërsa është stërvitur për këtë që nga ajo kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version