Site icon Telegrafi

Kinezi jetoi katër vjet me thikë në kokë

Li Fu nga provinca Yunnan ishte lënduar gjatë një plaçkitjeje më 2006 por mjekët se kishin vërejtur thikën e cila i kishte mbetur në kokë.

E pabesueshme, por thika mbeti e pavërejtur derisa Li nuk shkoi muajin e kaluar tek mjeku për shkak të dhimbjes së kokës. Atëherë mjekët zbuluan thikën gjatë një kontrolli rutinor me rëntgen.

Li dhe familja e tij mbetën të shokuar dhe kërkuan mendimin e mjekëve tjerë para operacionit. Ai më pas është operuar, thika i është hequr nga koka, ndërsa gjendja e tij është stabile. Kirurgu Luo Zhiwei tha se nuk kishte përjetuar diç më bizare në karrierën e tij.

“Është e pabesueshme se si Li i kishte mbijetuar therjes me thikë, si dhe për faktin se si ka mundur të jetojë më shumë se katër vjet me thikë në kokë. Kjo është një mrekulli mjekësore, thika ishte e plotë para se ta nxirrnim nga koka e pacientit”, tha ai, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/
 

Exit mobile version